Nesër duhet të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e parë olimpike në Rio 2016”, por në fakt, aktualisht, kombëtarja nigeriane e futbollit që merr pjesë në këtë turne ndodhet ende në Atlanta.
Shkak është bërë mospagesa e avionit që do të dërgojë ekipin kombëtar në Rio, që prej 24 orësh ka mbetur i bllokuar në qytetin amerikan.
Nigeria do të luajë nesër ndeshjen e saj në parë në grupe ndaj Japonisë, në Manaus, por duket se ekipi do të udhëtojë nga aeroporti drejt e në stadium, pasi nuk ka më kohë. “Federata duhej të kishte paguar me kohë biletat te kompania që do të bënte udhëtimin me charter, por kjo s’ka ndodhur.
Ndaj ata refuzuan që të na nisin për në Rio”, thanë anëtarë të komitetit olimpik nigerian, që akuzuan qeverinë për neglizhencë. Kombëtarja pritet të udhëtojë orët e para të mëngjesit të nesërm në rast se situata zhbllokohet.