Mediat gjermane kanë hapur një debat të madh duke hedhur akuza mbi lojtarët francezë të cilët dyshohen se kanë përdorur doping.
E përditshmja gjermane Sportbild ka publikuar një foto në dhomat e zhveshjes së Francës ku shihet një produkt ‘Guronsan’ i cili dyshohet se është përdorur si stimul para ndeshjes me Gjermaninë.
Eksperti i dopingut, Fritz Sorgel gjatë një interviste për Sport Bild ka theksuar se “Substanca Guronsan është doping i pastër, pasi stimulon dhe rrit performancën fizike të lojtarëve. Rrit reagimin dhe shpejtësinë e lojtarëve krahasuar me atë normale”.
Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet e fundit nga EURO 2016
Rasti në fjalë është paraqitur pranë WADA-s, i cili është institucioni i anti dopingut në futboll.
Franca kishte fituar ndeshjen me Gjermaninë me rezultat 2-0.
Lexo po ashtu: Kjo është akademia që e bëri Portugalinë fitues të Euro 2016!