Telegrafi

Skandali në Angli, Ivan Toney akuzohet se ka vendosur në 232 raste baste – mund të dënohet rëndë nga FA

Ivan Toney është një nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier në dy vitet e fundit.

Sulmuesi i Brentford ka shkëlqyer, ku vetëm ndeshjen e fundit i vetëm mposhti kampionin Manchester City me dy gola 1-2.

Por anglezi po përballet me akuza të rënda për shkeljen e rregullave sa i përket basteve.

Ka qenë Federata Angleze e Futbollit (FA) që ka njoftuar se Toney është duke u akuzuar për 232 raste ku ka vendosur baste e që është e ndaluar nga futbollistët profesionist.

FA ka njoftuar se vënia e basteve nga Toney ka ndodhur midis 25 shkurtit të vitit 2017 deri më 23 janar të vitit 2021.

Gjatë periudhës në fjalë, Toney luajti për klubet e ligave më të ulëta se elita e futbollit anglez si Scunthorpe United , Wigan Athletic, Peterborough United si dhe Brentford.

26-vjeçari ka kohë deri më 24 nëntor për t’iu përgjigjur akuzave nga FA.

Nuk do të ishte hera e parë që një futbollist i njohur ndëshkohet për shkeljen e rregullave të basteve në Angli.

Në Dhjetor 2020, FA pezulloi Kieran Trippier për 10 javë për sigurimin e informacionit për të tjerët për të vënë bast në lëvizjen e tij nga Tottenham Hotspur në Atletico Madrid.

Joey Barton duhej të qëndronte jashtë për disa muaj, sepse ish-lojtari kishte vendosur rreth 1260 baste futbolli gjatë dhjetë viteve. /Telegrafi/