Telegrafi

Skandali i botërorit 2006, federata gjermane dënohet me 19,2 milionë euro

Skandali i Kupës së Botës 2006 duket sikur nuk do të mbarojë kurrë për Federatën Gjermane të Futbollit, e cila duhet të paguajë 19,2 milionë euro me akuzën e “evazionit fiskal të një shkalle të rëndë

Edhe pse DFB-ja ka paralajmëruar se do të apelojë kundër vendimit të zyrës së taksave në Frankfurt, gjërat vështirë se do të mbyllen me kaq.

Federata ka bërë një pagesë prej 6,7 milionë eurosh për FIFA-n në vitin 2005, shumë e cila nuk ishte deklaruar sipas ligjit.

Reinhard Grindel, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë

Ish-drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit gjerman akuzohen se atë shumë e kanë përdorur si ryshfet për të blerë vota në favor të kandidaturës së Gjermanisë për të organizuar Botërorin.

Zyrtarisht, kur u bë pagesa, u krye për një ceremoni hapëse, por kjo ceremoni nuk u zhvillua kurrë.

Fillimisht është përfolur se ka qenë një kthim huaje, por nuk është bërë kurrë e qartë për çfarë u dha huaja dhe pse shlyerja e saj u bë duke ia dërguar FIFA-s. /telesport/