Site icon Telegrafi

Skandalet më të mëdha të eSports në 10 vitet e fundit

Esports ka vazhduar të rritet dukshëm vitet e fundit, ku përkrahja nga organizatat ka qenë më e madhe se kurrë, pasi nuk mungojnë as organizimet e ngjarjeve me çmime miliona dollarësh.

Ndonëse shumica e lojtarëve profesional të eSports dhe video-lojërave kalojnë kohë të gjatë duke luajtur dhe duke praktikuar, disa nga ta mundohen që të fitojnë me përdorimin e ‘cheats’ të cilat nuk janë të lejuara në CS:GO, apo të bëjnë trukimin e ndeshjeve.

Gjatë dhjetë viteve të fundit eSports ka vazhduar të rritet dukshëm, por nuk kanë munguar as skandalet të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, për të cilat do të flasim më poshtë .

Një nga skandalet më të përfolura është ajo e lojtarit ‘Forsaken’ në video-lojën CS:GO, i cili u kap duke përdoruar një program i cili e ndihmon at në lojë të quajtur ‘Aimbots’ në një turne të organizuar LAN.

Pasi u kap nga mbikëqyrësit e turneut, Forsaken ka marr një ndalim të gjatë nga garat profesionale dhe tani është në pension.

Një skandal tjetër që ndodhi në video-lojën CS:GO në vitin 2020 ishte kur u zbulua se të paktën 37 trajnerë profesionistë të CS:GO, kishin shfrytëzuar një defekt që i lejonte ata të shikonin mapin gjatë ndeshjeve dhe t’ia transmetonin informacionin ekipit të tyre.

Ata u sanksionuan nga Komisioni i Integritetit të Esports, dhe në vitin 2021 nga vetë Valve, i cili ndaloi përgjithmonë katër trajnerë dhe krijoi një rregull të ri që nuk lejon që jo-lojtarët të bashkohen me serverin gjatë garave.

Në vitin 2015, organizatori i turneve ESL deklaroi se “eSports duhet të maturohen” pasi një anëtar i ekipit të Amerikës së Veriut CS:GO Cloud9 zbuloi se ekipi ishte “në përdorim të Adderall” në ESL One Katowice dhe sugjeroi që “të gjithë” në ngjarje të marrin stimulues, i cili përdoret për të trajtuar ADHD. Pas incidentit, liga filloi testimin e rastësishëm të drogës.

Lojtari i StarCraft i njohur si Life, ishte burgosur për shkak se ishte zënë duke rregulluar ndeshjet, dhe ishte dënuar me 18 muaj burg dhe ndalim të përjetshëm nga garat profesionale të eSports. /Telegrafi/

Exit mobile version