Një skandal me përmasa të mëdha ka plasur në përfaqësuesen e Kubës në volejboll.
Tetë lojtarë nga përfaqësuesja e Kubës në volejboll janë arrestuar ditën e djeshme me akuzën e përdhunimit.
Kombëtarja e volejbollit të Kubës është në Tampere për Ligën e Botës, por policia lokale i ka arrestuar pas një përdhunimi në grup. Ngjarja ka ndodhur në hotelin e qytetit finlandez, aty ku po qëndron ekipi.
Nuk dihen shumë detaje rreth përdhunimit dhe emrat e lojtarëve, por policia finlandeze ka deklaruar se ata nuk do të mund të largohen të hënë bashkë me shokët e tyre, deri sa të përfundojë gjyqi.