Site icon Telegrafi

Skandal i ri i basteve në Ligën Premier, mbrojtësi i Nottigham akuzohet se ka vënë 375 baste

Stuhia pas vendimit ndaj Ivan Toney për skandalin e basteve ende nuk është shuar, dhe rang elitar i futbollit anglez tronditet nga një tjetër skandal i madh.

Këtë herë është Harry Toffolo, mbrojtësi i Nottingham Forest, i cili është akuzuar për shkelje të rregullave të basteve të Federatës Angleze të Futbollit (FA) në 375 raste.

“Harry Toffolo i Nottingham Forest është akuzuar për shkeljen e rregullave tona të basteve. Mbrojtësi thuhet se ka shkelur rregullin E1 të FA 375 herë midis 22 janarit 2014 dhe 18 marsit 2017. Toffolo ka kohë deri të mërkurën më 19 korrik për të paraqitur përgjigjen”, njoftoi shtëpia e futbollit anglez.

Në atë kohë, Toffolo ishte anëtar i Norwich, ndërsa më pas ai u transferua në Lincoln City. Ai bëri karrierë në Huddersfield përpara se të bashkohej me Nottingham Forest verën e kaluar.

Me skuadrën e tij të re hyri në Ligën Premier, ndërsa sezonin e kaluar bëri 21 paraqitje në skuadrën e Steve Cooper.

Lexo po ashtu Theu 232 rregulla - çfarë po ndodh tani me Ivan Toneyn

Lajmi vjen menjëherë pasi ylli i Ligës Premier, Ivan Toney u pezullua. Përfaqësuesi i Anglisë u konfirmua me 232 aktakuza kundër basteve, për këtë arsye u suspendua për tetë muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version