Mesfushori kosovar, Bersant Celina është përfshi në një skandal në qytetin e Manchesterit.
Me datën 7 gusht, 19-vjeçari është ndalur nga policia dhe iu është zbuluar 1.5 përqind e alkoolit në gjak, shkruan Manchester Evening News, përcjell Indeksonline.
Celina ishte grindur me të dashurën e tij dhe ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në një klub nate, mirëpo e dashura e tij kishte lajmëruar policinë të cilët e kanë zënë në rrugë lojtarin e Kosovës.
Ai u deklarua fajtor pasi ishte duke vozitur makinën i dehur dhe është gjobitur me 2 mijë e 625 funta angleze, ndërsa ka humbur lejen e tij për vozitje për një vit.
Celina ishte pjesë e Cityt në ndeshjet para-sezonale në Kinë, ndërsa kur të gjithë menduan se ai do të bëjë pjesë në planet e Guardiolas, ai u huazua në Holandë te Twente.