Qendra për Gazetari Hulumtuese në Serbi publikoi një artikull në të cilin akuzon Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të presidentit, Aleksandar Vuçiq për pjesëmarrje në blerjen e votave përpara zgjedhjeve parlamentare në muajin dhjetor.
Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë akuzoi SNS se ishte lidhur me një “call center” që u ofronte punonjësve të saj pagë të trefishtë nëse votonin për partinë e pushtetit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit.
Lajmi ka ardhur nga një gazetare, e cila ka aplikuar për një vend pune në qendrën e sipërpërmendur me synimin për të zbuluar nëse bëhet fjalë për blerje votash.
Gazetarja ka deklaruar se asaj i është ofruar paga ditore prej 9000 dinarë (72 euro) në vend të 3000 (24 euro) në “call center” e lartpërmendur, me kusht që ajo të votojë për SNS në zgjedhje.
Sipas komunikimit të publikuar me punëdhënësin, ajo duhet të kishte bërë një foto të fletës së votimit si provë.
Zgjedhjet e fundit në Serbi ishin prillin e kaluar. Së bashku me aleatët e saj të koalicionit, SNS ka një shumicë komode.
Përkundër kësaj, në tetor Vuçiq kishte shpallur zgjedhje të parakohshme për shkak të demonstratave. /Telegrafi/