Site icon Telegrafi

Skandal në Raiffeisen Superligë, tifozi i Drenicës nxjerrë armën në stadium (Foto)

Në pjesën e dytë të takimit, u përleshën tifozët mysafir me ata vendas, teksa GazetaOlle.com ka siguruar një foto ku shihet njëri nga tifozët duke ngritur lartë armën e tij.

Tifozi ishte i skuadrës së Drenicës, derisa pikërisht me armë kishte goditur në kokë njërin nga tifozët e Hajvalisë.

Pas incidentit, tifozët e Hajvalisë kishin kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollojnë të gjithë tifozët e Drenicës, pikërisht për shkak të armës, por vetëm 2-3 policë të pranishëm (kishte pjesëtar serb të Graçanicës) hezitonin të merrnin një vendim të tillë, edhe pse e gjithë ngjarja ndodhi para syve të tyre. Ata kërkonin forca shtesë policore, të cilat u erdhën pasi përfundoi ndeshja (rreth 45 minuta më pas) dhe kur shkuan tifozët.

Federata e Futbollit e Kosovës disa herë ishte takuar me drejtuesit e Policisë së Kosovës ku kishte kërkuar masa shtesë në mbarëvajtjen e sigurisë, por një gjë e tillë vazhdon të mos ndodh, pasi ndeshjet e Superligës sigurohen shumë herë nga vetëm dy policë! Madje, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu kishte ngritur disa herë zërin kundër huliganizmin, duke kërkuar dënime me burg, por deri tash askush nuk është dënuar për shkak të huliganizmit në stadium.

Mbase, ky është sinjali më i mirë që në stadiumet tona të ndalet huliganizmi, sidomos kur jemi në prag të pranimit në UEFA e FIFA.

 

Exit mobile version