Telegrafi

Skandal në LO Paris 2024 – Lojtarët u kthyen në fushë pas dy orësh dhe Argjentinës iu anulua goli, Maroku mori fitore

Lojërat Olimpike ende nuk kanë nisur zyrtarisht… por tashmë kemi skandalin e parë të madh. Ndeshja mes Argjentinës dhe Marokut është “ndërprerë”, sipas faqes zyrtare të Paris 2024, për dy orë.

Për më tepër, dy orë pas kohës së caktuar për përfundimin e ndeshjes, u njoftua anulimi i golit për 2-2 i argjentinasve, ku shënoi Medina në minutën e 106-të!!! Një gjë e paparë më parë në një ndeshje futbolli.

“Është cirku më i madh që kam parë ndonjëherë në jetën time”, u dëgjua të thoshte trajneri i Argjentinës Javier Mascherano pas rifillimit të ndeshjes.

Tollovia shpërtheu pikërisht pasi rezultatit u bë 2-2. Në atë moment, në mes të festës, një fishekzjarre ka rënë në mes të një grupi lojtarësh argjentinas. Për fat të mirë, ajo nuk goditi asnjë lojtar. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme të vogla.

 

Fatkeqësisht, nuk ishte incidenti i vetëm që ndodhi në St.-Étienne. Gjatë ndeshjes pati disa pushtime sporadike që detyruan të shtoheshin 16 minuta në pjesën e dytë.

Problemi erdhi pasi rezultati u bë 2-2 [u anulua më vonë]. Pati një pushtim masiv të fushës nga tifozët marokoen, që ishin shumicë në tribuna. Forcat e sigurisë nuk mundën të kontrollonin tifozët që u hodhën nga tribuna.

Gjyqtari suedez Glenn Nyberg, zgjodhi t’i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes për siguri. Dukej sikur loja kishte mbaruar dhe kjo u konfirmua nga shumë burime ndërkombëtare të lajmeve… por jo.

 

Sipas gjyqtarit kishin mbetur edhe “4-5 minuta” lojë dhe ai donte të rifillonte ndeshjen, ashtu si edhe IOC, por lojtarët refuzuan për sigurinë e tyre. Publiku u ftua të largohej nga tribunat.

Më e keqja dhe më e pazakonta nuk kishte ardhur ende. Dy orë më vonë, psi lojtarët u kthyen në fushë u njoftua se rezultati nga 2-2 u kthye në 201, pasi goli Argjentinës iu anulua.  VAR vendosi se ishte pozicion jashtë loje… Vendim për histori.

 

Në fund futbollistët u rikthyen në fushë dy orë më vonë. Tashmë pas dyerve të mbyllura. “Skandal”, ndiheshin britmat e lojtarëve argjentinas, të cilët nuk mund ta besonin.

Gjyqtari respektoi protokollin, shkoi të kontrollonte VAR-in dhe anuloi golin. Një herë e mirë u plotësuan të 90-tat dhe rezultati nuk lëvizi. Fitore për Marokun me rezultat 2-1, por rezultati është më pak i rëndësishëm. ‘Njolla’ që iu vendos startit të LO Paris 2024 është i jashtëzakonshëm.

Një fillim i trishtë i Lojërave Olimpike. I tillë nuk është parë kurrë. /Telegrafi/