Site icon Telegrafi

Skandal në Angli: Kyle Walker shihet duke u puthur, vallëzuar ‘pisët’ dhe zhveshur me dy gra në një lokal

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, i cili është një reprezentues anglez, mund të përballet me një hetim policor pas një videoje të publikuar në të cilën ai i lëshon pantallonat në publik dhe shihet duke prekur gjoksin dhe duke puthur një grua të re që nuk është gruaja e tij (Annie Kilner), në një bar në qytetin e Mançesterit.

Shtypi anglez publikon se ngjarja e kryer nga Walker ka ndodhur gjatë një mbrëmjeje të së dielës me ahengje dhe alkool me një grup miqsh.

Ylli anglez aty shihet teksa kërcen “pisët” me dy gra të ndryshme, gjatë një ore e gjysme sa qëndroi në lokal.

Walker mund të akuzohet për “ekspozim të pahijshëm”, një akuzë që nëse aprovohet sjell një dënim deri në dy vjet burg.

Gazeta britanike ‘The Sun’ ka publikuar ekskluzivisht videon eksplicite të kapur nga kamerat e sigurisë në të cilën Walker shihet duke lëshuar pantallonat për t’u ekspozuar ndaj klientëve të tjerë vendas.

“Daily Mail” raporton se hetimi i policisë ndaj futbollistit mund të hapet pasi u shfaq në publik me pantallonat e ulura në lokal në gjendje të dukshme të dehur, për të cilën ai mund të akuzohet për “ekspozim të pahijshëm”, që mund të shkaktojë shkelësit një dënim maksimal prej dy vjet burg. /Telegrafi/

Exit mobile version