Site icon Telegrafi

S’KAM ME TA LYPË

Nga: Frida Kahlo
Përktheu: Maksim Rakipaj

S’kam me ta lypë nji puthje.
Mos më lyp ndjesë n’se mendoj qi ke gabue.
Asnji përqafim s’kam me ta lypë, anipse mund të digjem për te,
s’due me m’thanë sa e bukur jam, anipse rrenë,
as me m’i thanë, as me m’shkrue gjana t’bukra nuk due.
S’kam me t’u lutë me m’thirr e me m’thanë si e kalove ditën,
as me m’thanë se ke mall për mue.
S’kam me t’i lypë falnderimet për gjithçka baj për ty, as se
ke vu merak për mue kur shpirtin ta kem përtokë dhe,
merret vesh, as me m’thanë “po” për çka kam vendosë.
S’kam me t’thanë me m’ndigjue, kur të kem
njimijë halle me t’kallzue.
Kurrgja s’kam me t’lypë, as me t’pas në krah për tanë jetën.
Sepse, nse duhet me ta lypë diçka, nuk e due mâ.

Exit mobile version