Site icon Telegrafi

I skadon afati kohor, Netanyahu nuk arrin ta formojë qeverinë – Izraeli do të mund të shkojë në zgjedhjet e pesta gjatë dy viteve të fundit

Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, nuk i shkoi për dore që të martën mbrëma të formojë qeverinë siç ishte paraparë me ligj në një afat kohor prej 28 ditëve.

Tani është mundësia më e mirë që partia konservatore e Netanyahut të shkojë në opozitë – për herë të parë pas 12 viteve, transmeton Telegrafi.

Mediat izraelite raportojnë që presidenti Reuven Rivlin ka në dispozicion tri ditë që të vendosë se si të veprojë, por ai ka paralajmëruar që sot do të kontaktojë 13 partitë që kanë deputetë në kuvendin e Izraelit – me të cilët do të diskutojë për “vazhdimin e procesit”.

Megjithatë Rivlin do të mund t’ia besonte mandatin Jair Lapidit, liderit të partisë “Ka të ardhme” apo edhe Naftali Benet, liderit të partisë e “Djathta”.

E nëse të gjitha opsionet nuk japin ndonjë rezultat, do të mbahen zgjedhjet e pesta nga prilli i vitit 2019. /Telegrafi/

 

Exit mobile version