UEFA ka vendosur që në ndeshjet çerekfinale të “Euro 2016” të mos mbahet një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit.
Gazetari i Associated Press, Rob Harris, ka konfirmuar se UEFA ka vendosur që para ndeshjeve çerekfinale të “Euro 2016”, të mos mbahet një minutë heshtje për viktimat e sulmeve në Stamboll.
Këtë vendim shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë e ka marrë nën arsyetimin se Turqia nuk është më pjesë e Evropianit.
Të paktën 41 njerëz e humbën jetën në sulmet terroriste të cilat ndodhën mbrëmjen e së martës në aeroportin “Ataturk” të Stambollit.