Site icon Telegrafi

“S’ka më terr” – Në Rezallë të Skenderajt instalohet ndriçimi publik

Ndriçimi publik në Rezallë të Skenderajt

Sot është instaluar ndriçimi publik në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Ky është fshati i radhës që bëhet me rrjet të ndriçimit publik, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, ky është një projekt kapital i financuar nga buxheti i Komunës së Skenderajt.

“Fshati i radhës që bëhet me rrjet të ndriçimit, në kuadër të projektit kapital i financuar nga buxheti i Komunës, për ndriçim publik në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat e komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim.

“S’ka më terr” është një ndër fjalitë e shkruara në videon e postuar nga Komuna. /Telegrafi/

Exit mobile version