Telegrafi

S’ka më adresa në internet?

Pesë agjencione regjionale në botë në ditët dhe muajt në vijim pritet se do t’i shpërndajnë blloqet e fundit prej 16 milionë adresave të mbetura në internet. 

Këto adresa të internetit thuhet se do të shiten deri në muajin shtator të vitit 2011, thotë një raport i BBC’së.

Sipas këtij raporti, thuhet se interneti bazohet në protokolin e katërt, i cili ka një numër të kufizuar të adresave, përkatësisht mund të shpërndajë deri në 4 miliardë adresa në internet.

Gjatë krijimit të këtij protokoli, mendohej se bota nuk do të ketë nevojë për më shumë adresa të internetit, mirëpo shtrirja e gjerë dhe bumi që po ndodh në internet, po i shpenzon të gjitha këto resurse dhe mundësi në rrjetin global të komunikimit.

/ Telegrafi /