Telegrafi

S’ka Google për kinezët!

Pavarësisht nga fakti se Kina ka më shumë se 560 milionë njerëz të cilët e shfrytëzojnë internetin, Google nuk ka plane për t’u kthyer atje me shërbimet e saj. 

CNET raporton se gjatë takimit vjetor të aksionarëve të Google-it, i cili është mbajtur të enjten, Kryetari i Bordit dhe ish-drejtori i Google, Eric Schmidt tha se ai ishte "i shqetësuar për raportet e vazhdueshme të censurës dhe spiunimit të njerëzve" e cila po bëhet nga qeveria kineze.

Ai tha se derisa Kina të ndryshojë mënyrën se si ajo i trajton qytetarët e saj, Google nuk ka plane për të investuar në atë vend.
Para se të tërhiqej nga shteti komunist, motor më i madh i kërkimit në internet, Google kishte 29 për qind të tregut kinez.

Ndërsa, pas kësaj tërheqje, pjesëmarrja e saj në tregun kinez është ngushtuar në vetëm 5 për qind në vitin 2012. / Telegrafi /