Site icon Telegrafi

Sjellja pranë partnerit flet shumë për ju

Ekspertja për gjuhën trupore, Judi James, duke folur rreth femrave që dëshirojnë ta përcaktojnë territorin e tyre, ka shpjeguar se si ndodh kjo.

Shpesh ndodh që të shohim fotografi të çifteve në të cilat femra i vendos duart mbi mashkullin e saj, dhe kështu në mënyrë të pavetëdijshme i paralajmëron të tjerat “që të heqin dorë nga mashkulli i saj”.

“Ky është gjest posesiv. Edhe pse është shenjë dashurie, ky është kryesisht mesazh ndaj femrave tjera, të cilat janë konkurrente potenciale. Në fakt, ajo që femra u thotë të tjerave me atë gjest është: ‘Ai është i imi, duart larg’”, ka shpjeguar James. /Telegrafi/

Exit mobile version