Telegrafi

Siuhy rikthehet tek ekipi CS:GO – MOUZ

(Foto: HLTV)

Kamil “⁠siuhy⁠” Szkaradek rikthehet tek organizata MOUZ.

Pasi udhëhoqi skuadrën e akademisë së MOUZ drejt katër titujve të WePlay Academy League, siuhy tani është rikthyer për ta udhëhequr skuadrën kryesore të organizatës.

Siuhy është larguar nga GamerLegion për ta zënë rolin e kapitenit tek MOUZ në vend të dexter.

Pas përfundimit në vendin e dytë bashkë me skuadrën GamerLegion në Majorin në Paris, siuhy është bërë njëri ndër kapitenët më të kërkuar në skenën e CS:GO.

Siuhy ka pasur oferta nga skuadra të ndryshme profesionale, por siç duket ai ka vendosur të rikthehet tek shtëpia e tij e parë, MOUZ.

Pas ardhjes së siuhy, MOUZ tani numëron gjithsej katër lojtarë, dhe së shpejti pritet të mësohet edhe lojtari i pestë i formacionit kryesor.

Gjithashtu thuhet se nga skuadra mund të largohet edhe snajperisti torzsi. /Telegrafi/