Site icon Telegrafi

Situatë kaotike me pandeminë në Indi, bashkësia ndërkombëtare e ndihmon me oksigjen

Përpjekjet ndërkombëtare kanë vendosur ta ndihmojnë Indinë ndërsa vendi vuan mungesa kritike të oksigjenit mes një rritje të madhe të rasteve me COVID-19.

Britania e Madhe ka filluar dërgimin e ventiluesve dhe pajisjeve të përqendrimit të oksigjenit. Anëtarët e Bashkimit Evropian do të dërgojnë gjithashtu ndihmë.

SHBA po heq ndalimin e dërgimit të lëndëve të para jashtë vendit, duke i mundësuar Indisë që të prodhojë më shumë vaksinën AstraZeneca, transmeton Telegrafi.

Kryeqyteti i Indisë, Delhi ka zgjatur bllokimin e saj ndërsa spitalet e mbipopulluara vazhdojnë të largojnë pacientët, raporton bbc.

Qeveria ka miratuar planet për më shumë se 500 impiante gjeneruese të oksigjenit në të gjithë vendin për të rritur furnizimet.

Ndërkohë Bangladeshi fqinj ka njoftuar se do të mbyllë kufirin me Indinë nga e hëna për të parandaluar përhapjen e virusit.

India raportoi 349,691 raste më shumë në 24 orë deri në mëngjesin e së dielës dhe 2,767 vdekje të tjera, megjithatë shifrat e vërteta mendohet të jenë shumë më të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version