Site icon Telegrafi

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, deputetët e pozitës dhe opozitës për pak sa nuk përleshen

Në Parlamentin e Serbisë ku po raportonte presidenti Aleksandar Vuçiq për planin franko-gjerman dhe bisedimet në përgjithësi, ka ardhur deri të një përleshje mes deputetëve – duke detyruar sigurimin të ndërhyjnë që ta qetësojnë situatën.

Ishte opozita që me transparentët “Tradhti, tradhti”, nervozuan presidentin serb dhe deputetët e opozitës, transmeton Telegrafi.

“Mund a paramendoni çfarë çmendurie janë sjelljet edhe këto ovacione. Ju e keni dhënë Kosovën, ne po e mbrojmë. Gënjeshtar jeni. Pasi që tashmë e keni dhënë Kosovën, unë dua ta shpjegoj si do ta trajtojmë këtë çështje. Populli duhet të shoh këto sjellje tona prej huligani”, tha Vuçiq në foltoren e Parlamentit të Serbisë.

https://twitter.com/OvoOnoX/status/1621124382398504960?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1621124382398504960%7Ctwgr%5E60302595fa40ef961d722864c4c9eb3486bbe358%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Finfo%2Fvesti%2Findex.php%3Fyyyy%3D2023mm%3D02dd%3D02nav_category%3D11nav_id%3D2283443

Aty filloi të tensionohet situata, dhe aty menjëherë u ngritën në këmbë pothuajse të gjithë deputetët, e kryetari i Partisë SNS kërkonte vazhdimisht nga deputetët të ulen nëpër vendet e tyre.

Kujtojmë që nga fillimi i seancës, Vuçiqi është pritur nga deputetët e opozitës me transparentë që i bënin akuza nga më të ndryshmet.

Në anën tjetër, presidenti serb duke luajtur rolin e viktimës, bënte thirrje që të mos reagojë askush dhe se duhet lënë të tjerët të shprehen. /Telegrafi/

Exit mobile version