Site icon Telegrafi

Situatë e rënduar në Indi, burri detyrohet ta bartë për tri kilometra trupin e pajetë të gruas – ajo humbi jetën nga coronavirusi

Pandemia e COVID-19 ka goditur rëndë këto ditë Indinë, ku qindra mijëra raste po raportohen me coronavirus vetëm gjatë 24 orëve, kurse gjendjen e rëndë e pasqyron më së miri pamjet amatore të një burri.

Ai është filmuar duke bartur trupin e pajetë të gruas së tij që ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, dhe që nuk kishte kurrfarë mjet të transportit për ta dërguar në varreza, transmeton Telegrafi.

Burri i identifikuar nga mediat lokale si Swamy u pa duke bartur trupin e gruas së tij Nagalaxmi, të cilën e dërgonte drejt varrezave të Kamareddy, qytet ky në jug të vendit.

E policët që patrullonin në stacionin e trenit ku ajo u rrëzua dhe humbi jetën, i kanë dhënë para burrit që të paguaj shpenzimet e varrimit – duke refuzuar ta prekin nga frika se mund të infektohen edhe ata.

Si rezultat i kësaj ai është detyruar që mbi tri kilometra ta bartë kufomën e gruas së tij. Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron e botës. /Telegrafi/

Exit mobile version