Telegrafi

Situatë alarmante te Tottenhami: Tetë lojtarë të infektuar me COVID-19

Përhapja e COVID-19 te Tottenhami është duke vazhduar me një ritëm të lartë, me tetë lojtarë të testuar pozitivë.

U raportua këtë javë se deri në shtatë anëtarë të skuadrës së parë kishin rezultuar pozitivë së bashku me dy anëtarë të tjerë të stafit.

Antonio Conte ka konfirmuar se tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testimet e fundit për coronavirus.

Ai deklaroi: “Kjo është një situatë serioze”.

Athletic raporton se Spurs tani do t’i kërkojnë Ligës Premier që të shtyjnë ndeshjen e tyre në ligë  kundër Brightonit.

Tottenhami duket se nuk mund të bëjë asgjë për ndeshjen në Ligën e Konferencës së Evropës të enjten, përveç nëse ka më pak se 13 lojtarë ose asnjë portier në dispozicion. /Telegrafi/