Site icon Telegrafi

Situatat kur lejohet ‘aktrimi’

Femrat nuk duan të flasin për atë, ndërsa meshkujt as që duan të mendojnë që partnerja mund të bëjë diçka të tillë. Disa femra e konsiderojnë atë si absurde, ndërsa të tjerat i shmangen këtij mashtrimi të vogël.

Nëse ai nuk e di, femra duhet t’i tregojë partnerit se çfarë i pëlqen dhe si ai mund ta kënaqë, dhe jo të shtiret dhe ta gënjejë edhe veten edhe atë. Disa meshkuj madje thonë se po ta kuptonin se partnerja i mashtron për orgazëm, ata do ta ndërprisnin lidhjen me një person të tillë. Megjithatë, secili rregull ka një ‘vrimë’, kështu që ka situata kur shtirja për arritje të orgazmës është e lejuar.

Dashuri për një natë
Nuk ka kuptim që t’ia shpjegoni dikujt zonat tuaja erogjene nëse gjasat janë të mëdha që pas seksit atë person nuk do ta shihni më kurrë ose nuk do të flini më me të. Prandaj në këtë rast lejohet aktrimi për t’ia lehtësuar punën.

Kur ai nuk e di se çfarë po bën
E pikëlluar, por e vërtetë: disa djem nuk e kanë idenë se çfarë bëjnë në krevat. Në raste të tilla mund të ndaleni, t’i shpjegoni se ku po gabon dhe të provoni sërish. Ose mund të shtireni se keni arritur orgazëm dhe herën tjetër ta mësoni se si ta kënaqë një femër.

Ai është shumë i ndjeshëm
Nëse nuk dëshironi ta lëndoni kur ai po mundohet aq shumë, në vend se ‘ta sulmoni’ për mosdijen e tij, bëjeni të kuptojë se keni arritur kulmin. Ndoshta në këtë mënyrë vetëm sa e zgjatni të pashmangshmen, megjithatë derisa jeni në aktin seksual së paku rritjani egon, ndërsa bisedën lëreni për ndonjë moment tjetër.

/Telegrafi/

Exit mobile version