Telegrafi

Situata e Romës me blerjet edhe shitjet e lojtarëve

Roma ka bërë të ditur raportin financiar duke treguar për shitjet dhe blerjet në këtë afat kalimtar.

Klubi e ka konfirmuar se ka blerë brazilianin Gerson nga Fluminense për 16.6 milionë euro.

Perotti dhe Ervin Zukanovic po ashtu janë blerë nga Genoa dhe Sampdoria.

El Shaarawy ka ardhur si huazim për 1.4 milionë euro me të drejtë blerje për 13 milionë.

Juan Manuel Iturbe është lëshuar si huazim te Bournemouth për 1.2 milionë euro dhe një milionë tjetër bonus.

Roma ka shitur për 18 milionë në Hebei China Fortune, sulmuesin Gervinho. /Telegrafi/