Telegrafi

Situata e Kylian Mbappe me rinovimin: Çfarë ofron PSG dhe çfarë dëshiron ylli francez

Kylian Mbappe ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re me Paris Saint-Germain, që do të thotë se kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2022.

Duket se pengesa kryesore në bisedimet midis përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit francez është te kohëzgjatja e marrëveshjes së re.

PSG dëshiron që Mbappe të nënshkruajë deri në vitin 2025, megjithëse oferta e tyre do ta lejonte lojtarin të largohej në 2024.

Sidoqoftë, 22-vjeçari nuk është i bindur nga kjo ide, pasi ai dëshiron të nënshkruajë vetëm për një vit, duke zgjatur marrëveshjen aktuale deri në vitin 2023, dhe me mundësinë e largimit në verën e vitit 2022.

Kjo i lë gjërat në mes, megjithatë gjatësia e kontratës nuk është çështja e vetme që duhet të zgjidhet nëse Mbappe do të rinovojë me PSG .

Francezi gjithashtu dëshiron garanci dhe premtim se projekti sportiv do të vazhdojë të jetë i njëjtë.

Me fjalë të tjera, Mbappe dëshiron të rrethohet nga lojtarë që mund ta ndihmojnë atë të sfidojë për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Unë jam i kënaqur me jetën time, ndonjëherë do të doja një jetë më të qetë, por kështu është”.

“Ka gjëra të mira dhe të këqija, por unë jam i lumtur siç janë gjërat”, kishte thënë Mbappe. /Telegrafi/