Poezi nga: Eduardo Galeano
Përktheu: Maksim Rakipaj
Nëpunësit s’bëjnë asnjë punë.
Politikanët flasin por gjë nuk thonë.
Zgjedhësit votojnë por nuk zgjedhin.
Mjetet e informimit nuk informojnë.
Qendrat mësimore të mësojnë të mos mësosh.
Gjykatësit dënojnë viktimat.
Ushtarakët në luftë me bashkatdhetarët.
Policët nuk luftojnë krimin sepse janë tepër të zënë
për t’i kryer krimet.
Ndërmarrjet e falimentuara shtetëzohen, ato që ecin mirë privatizohen.
Më liri ka paraja se njerëzit.
Njerëzit janë në shërbim të sendeve.