Telegrafi

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar “një objekt të dyshimtë”, ka njoftuar një komandant iranian

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar “një objekt të dyshimtë” në qytetin qendror të Isfahanit, ka njoftuar një komandant i lartë i ushtrisë.

Gjenerali iranian Siavash Mihandoost ka deklaruar se sulmi i fundit izraelit “nuk ka shkaktuar fare dëme”.

“Zhurma e madhe e dëgjuar sot në mëngjes në Isfahan nuk ishte shpërthim, ishte mbrojtja jonë e fuqishme ajrore që gjuajti një objekt të dyshimtë”, tha gjenerali.

Ndryshe, sulmi izraelit vjen një javë pasi Teherani nisi një sulm me dronë dhe raketa mbi Izraelin, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Menjëherë pas aksionit ushtarak, Izraeli ishte zotuar se do t’i kundërpërgjigjej sulmit të paprecedentë të Iranit, duke e lënë rajonin të përgatitur për përshkallëzim të mëtejshëm pas muajsh luftime në Gazë.

Megjithatë, ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi sulmin e sotëm.

Shkaku i sulmit të sotëm, rreziku për një konflikt më të gjerë vetëm sa vjen e rritet. /Telegrafi/