Mesfushori francez, Moussa Sissoko ishte ndër më të përfolurit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Por në fund ishte skuadra e Tottenham Hotspurs që arriti ta transferojë atë në Londër nga Newcastle United.
Pasi është prezantuar tek skuadra e tij e re, Sissoko ka thënë se është i lumtur që është në një klub të madh si Spurs.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam në një klub të madh si Tottenham”.
“Unë jam në kulmin e karrierës sime dhe kam ardhur në një skuadër të madhe që kisha ëndërruar gjithnjë”.
“Jam përsëri në Ligën Premier dhe shpresoj që të fitojmë trofe së bashku me skuadrën”, përfundoi Sissoko.
Për francezin që shkëlqeu në ‘Euro 2016’, interesim kishin shfaqur edhe skuadra tjera si Everton, Juventus, Inter, Roma, Milan e Chelsea. /Telegrafi/