Sikur të dini cila është përparësia e posedimit të sisëve të vogla asnjë femër nuk do të dëshironte t’i zmadhonte
Kështu rekomandojnë ekspertët e Universitetit të Vjenës, duke theksuar përparësitë kryesore pas hulumtimeve të bëra, transmeton Telegrafi.
Sisët e vogla janë për 24 për qind më të ndjeshme në krahasim me sisët e mëdha. Është kështu për shkak që sisët e vogla kanë më pak inde yndyrore, andaj më lehtë stimulohen.
Në moshën e caktuar sisët e mëdha më lehtë varen, derisa të voglat ende qëndrojnë fort të ngritura, andaj ato femra që i posedojnë duken më të reja seç vërtet janë.
Problemi i humbjes së fortësisë te sisët e vogla pothuajse nuk ekziston, andaj femrat mund të shëtisin lirisht edhe pa sutjena.
Te sisët e vogla pesha është ndryshe e shpërndarë nëpër trup, prandaj femrat nuk janë të detyruara të kujdesen për dhembjet kronike në shpinë pas kalimit në moshë.
Edhe qëndrimi i trupit është shumë më stabil, sepse sisët e vogla nuk e lakojnë shtyllën kurrizore përpara.
Mirëpo edhe nëse ekzistojnë disa të meta, sisët e vogla më vështirë vërehen në krahasim me sisët e mëdha, të cilat menjëherë shihen. /Telegrafi/