Jo, nuk është e mundshme të zmadhoni vëllimin e gjoksit me ushtrime fizike! Megjithatë, nuk duhet ngatërruar nocionet – muskujt e sisëve dhe gjëndrat qumështore.
Derisa gjëndrat qumështore, pos me intervenim kirurgjikal, nuk mund t’i rrisni në mënyrë natyrale, kjo nuk ka të bëjë me muskujt e sisëve, transmeton Telegrafi.
Është e mundshme dhe reale të rrisni muskujt e tendosur të sisëve – ushtrimet adekuate fizike do të japin rezultate të shkëlqyeshme dhe pavarësisht nga madhësia e sisëve do t’ju ndihmojë që ato të duken më të bukura, më të kuruara dhe më “të bujshme”.
1. Njëri ndër ushtrimet më efikase për rritje të vëllimit të sisëve janë pompat. Bëhen në tri seri nga 15 deri në 20 përsëritje.
2. Ushtrimet më efikase për rritje të sisëve janë këto. Duhet të shtriheni në dysheme apo edhe më mirë në top dhe të ngrini pesha. Bëhen në tri seri nga 8 deri në 10 përsëritje. Peshat nuk duhet të jenë shumë të rënda.
3. Ushtrimi me të cilin arrihet forma e qartë e sisëve bëhet njësoj si i pari, por që duart janë në pozitë të zgjeruar dhe përdoren të dyja njëkohësisht. Bëhet në tri seri nga 15 deri në 20 përsëritje.
Shpjegimin e hollësishëm të këtyre dy ushtrimeve mund ta shihni në videon e postuar nga minuta e dytë.
Para se të filloni këto dy ushtrime, bëni një ngrohje të shkurtër. Nevojitet që këtë program ta përsërisni 2 deri 3 herë në javë, mirëpo kurrë dy ditë rresht. /Telegrafi/