Futbolli ka aftësinë që ti bëjë njerëzit të harrojnë për pak momente luftën, e t’i japë shpresë edhe shteti si Siria.
Vendi i Azisë Perëndimore po jeton ëndrrën të quajtur Kupa e Botës.
Pasi arriti për herë të parë fazën e tretë kualifikuese, përfaqësuesja e drejtuar nga Ayman Akeem ka befasuar, duke fituar 1-0 në fushën e favoritëve të Kinës.
Mahmoud Al Maeas ishte heroi i ekipit sirian, që regjistroi fitoren më të bujshme në turin e tretë kualifikues drejt Botërorit 2008. Humbja përballë ekipit modest shkaktoi revoltë mes tifozëve kinezë, që kërkojnë largimin e krerëve të federatës.
Me suksesin e arritur Siria ka 4 pikë në renditje dhe përgatitet të luajë ndaj Katarit, në një sfidë të nxehtë për shkak të tensionit politik që ekziston ndërmjet dy vendeve.
Me Korenë e Jugut dhe Iranin që duken favorite në grup, objektivi i përfaqësueses së Sirisë është të klasifikohet e treta, për të siguruar një biletë në fazën play-off. Kualifikimi në Botërorin 2018 do ti jepte një shkelm të fortë luftës që zgjat prej gjashtë vitesh, duke shkaktuar dhjetëra-mijëra viktima dhe miliona njerëz të shpërngulur.