Telegrafi

Siri sjell çerekun e qarkullimit të Wolfram Alpha

Në të vërtetë, Apple publikoi fillimin e partneritetit me Wolfram Alpha gjatë paraqitjes së iPhone 4S dhe shërbimit Siri. Për ndryshim nga kërkuesit “e zakonshëm” të internetit të cilat në bazë të pyetjes kërkojnë informatat që janë në dispozicion në Internet, Wolfram Alpha përdor të dhënat vetanake dhe logjikën përkatëse për të “përllogaritur” përgjigjen në pyetjet e shfrytëzuesve. Siri përdor shërbimet e Wolfram Alpha ashtu që shfrytëzuesve të ju jap përgjigje në pyetjet e vendosura me gjuhën “e përditshme”.

Por Apple nuk është e vetmja kompani që për shërbimet e veta përdorë Wolfram Alphan, por teknologjinë e kësaj kompanie e përdor edhe Microsoft, si dhe një varg i kompanive të tjera të cilat përdorin versionet e posaçme të shërbimit për nevojat e veta. /Telegrafi/