Telegrafi

Sirenat e sulmit ajror ndërpresin ndeshjen në Ukrainë: Ylli shqiptar dhe lojtarët e tjerë u larguan nga stadiumi

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar pas pushtimit rus dhe vazhdon ende. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, lufta nuk mbaron dhe futbollistët në Ukrainë i luajnë ndeshjet e para me shpresën se do të shpëtojnë nga bombardimet.

Mirëpo, të shtunën në ndeshjen mes Vorsklas të Taulant Seferit dhe Metalist nga Kharkiv në Poltava, mbizotëroi panik i madh. Dueli u ndërpre përkohësisht pasi u dëgjuan sirenat që paralajmëronin mundësinë e sulmeve ajrore.

Qyteti ndodhet pak më shumë se 100 kilometra nga Kharkiv, i cili konsiderohet si një nga vatrat më të mëdha të luftës në Ukrainë.

Lexo po ashtu Taulant Seferi vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, tjetër gol me fanellën e Vorsklas

Të dyja skuadrat u larguan menjëherë nga fusha dhe me zhurmën e sirenës u tërhoqën brenda stadiumit, ndërsa reagimi i futbollistëve ishte thjesht i tmerrshëm.

Mes tyre nuk pati asnjë grimë paniku apo frike, ata u larguan nga fusha krejtësisht të qetë, çka tregon qartë se sa janë mësuar me ngjarje të tilla. Thjesht nuk ndiejnë më frikë, presin të kalojë gjithçka, ndonëse qartësisht gjithmonë ekziston frika se mund të ndodhin sulmet e përgjakshme që prej muajsh po ndodhin në të gjithë vendin.

Kjo ishte ndeshja e parë pas një kohe të gjatë që futbollistët e Vorskla luajtën në stadiumin e tyre në Poltava. Ndeshja përfundoi pa gola.

Pas 18 xhirove në këtë sezon të kampionatit të Ukrainës, skuadrat kryesuese janë Dnipro dhe Shakhtar me 39 pikë, ndërsa Zorya ka 37 dhe e katërta është Dinamo Kiev me 33 pikë.

Metalist dhe Vorskla zënë përkatësisht vendin e 8-të dhe të 9-të me 21 dhe 20 pikë. /Telegrafi/