Telegrafi

Sir Alex Ferguson thotë se gjatë karrierës së tij si trajner kishte vetëm katër lojtarë të kalibrit të lartë

Që kur është larguar Sir Alex Fergusoni nga Manchester United, për skuadrën nuk ka pasur suksese më në Ligën Premier.

Legjenda skoceze e kishte shndërruar klubin angleze në një destinacion të shumëkërkuar për lojtarët evropianë në atë kohë.

Por, Ferguson ka rrëfyer se gjatë karrierës së tij te Djajtë e Kuq, kishte vetëm katër lojtarë që ishin të nivelit të lartë.

“Nuk dua që të fyej asnjë nga lojtarët që kam pasur, pasi të gjithë ishin të mrekullueshëm në lojën e tyre”, ka thënë fillimisht skocezi.

“Por, Cantona, Giggs, Ronaldo dhe Scholes, ishin të vetmit të kalibrit të lartë dhe që mund të kërkoje gjithçka nga ata”.

“Dhe Cristiano ishte një perlë që vendoset mbi pemën e Vitit të Ri”, ka shtuar më tej Ferguson. /Telegrafi/