Site icon Telegrafi

Sir Alex Ferguson kishte frikën se nuk do të fliste më kurrë, pas sulmit që përjetoi në tru

Sir Alex Ferguson është shprehur i hapur në lidhje me përvojën e tmerrshme të humbjes së zërit të tij pasi ai pësoi një hemorragji në tru.

Ish-trajneri legjendar i Manchester United u dërgua me urgjencë në Salford Royal Hospital në maj të vitit 2018 pas një gjakderdhje në tru. Ai ishte në një gjendje kome të induktuar para se të shkonte në kujdes intensiv.

Pasi bëri një operacion urgjent në tru, 79-vjeçari u lirua katër ditë më vonë.

Ferguson që atëherë ka bërë një rikuperim të plotë nga hemorragjia dhe shpesh është parë duke shikuar ndeshjet e United nga tribunat në Old Trafford.

Por, në një intervistë të fundit të pyetjeve dhe përgjigjeve në premierën e dokumentarit “Sir Alex Ferguson: Kurrë mos u dorëzo”, ai foli për realitetin e tmerrshëm të situatës.

“Unë e humba zërin tim, thjesht nuk munda të nxirrja asnjë fjalë, dhe kjo ishte e tmerrshme – absolutisht e tmerrshme”, ka thënë skocezi.

“Dhe gjithçka po më kalonte nëpër mend: a do të më kthehet kujtesa? A do të flas ndonjëherë përsëri?”.

“Kishte pesë hemorragji të trurit atë ditë. Tre vdiqën. Dy mbijetuan. Ju e dini që jeni me fat”.

“Ishte një ditë e bukur, e mbaj mend atë. Pyeta veten se sa ditë me diell do të kisha parë përsëri. E kam parë të vështirë”, ka shtuar më tej Fergi.

Një dokumentar mbi jetën e Sir Alex Ferguson do të dalë në maj, duke shfaqur pamje të pa para më parë të legjendës së Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version