Site icon Telegrafi

Sipas studimeve shkencore, njerëzit e kuptojnë që po flirtoni vetëm me tri gjeste

Më në fund, shkenca ndërhyn për të na sqaruar si funksionin vërtet bota e flirtimit

Sado përpiqemi nuk jemi kurrë të qartë me shenjat e personit përballë dhe kështu nisin dilemat që komplikojnë gjithçka.

Studime të kryera në Universitetin e Kansas-it, arritën në përfundimin se janë specifikisht 3 shprehi fytyre që zbulojnë nëse dikush ka interes për ju ose jo.

Kur jeni në takim të parë, vini re gjestet më poshtë për të kuptuar nëse do të ketë një të dytë e kështu me radhë:

1- Koka e kthyer në njërën anë dhe e ulur poshtë me ngadalë

2- Buzëqeshje e lehtë e herëpashershme

3- Sytë e kthyera përpara nga objektivi

Ekspertët arritën në këtë përfundim pasi analizuan shprehitë e fytyrës së grave teksa përpiqeshin të flirtonin me meshkujt.

Sigurisht, ekziston mundësia që disa gra të jenë më efekteve në përçimin e informacionit përmes kësaj gjuhe e ndërsa disa të tjera, jua vështirësojnë punën burrave, pasi këta të fundit nuk i identifikojnë dot si flirtuese.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e tyre thotë se arrin ta dallojë kur një shprehi fytyre është shenjë flirtimi. Buzëqeshja nuk është e njëjtë, apo lëvizja e pakontrolluar e kokës në njërën anë.

Burimi: Cosmopolitan, Anabel

Exit mobile version