Telegrafi

Sipas një studimi Franca do të jetë kampione në ‘Euro 2016’

Përfaqësuesja e Italisë, që u mposht në finalen e “Euro 2012”, do të ketë fushatë të mjerueshme në “Euro 2016”, derisa Anglia do të shkojë në gjysmëfinale. Kështu thuhet në studimin e “Goldman Sachs”, që e nxjerr Francën si fituese të Evropianit.

“Goldman Sachs” është bankë e investimeve, hulumtuesit e së cilës më shumë analizojnë ekonomitë e botës dhe tregjet financiare, por së fundi kanë nisur të analizojnë edhe ngjarje të sportit, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Në bazë të raportit dalin disa parashikime befasuese:

“Përfaqësuesja e Italisë, që ka fituar katër herë në Kampionatin Evropian, ka gjasa vetëm 1.5 për qind të triumfojë në ‘Euro 2016’ dhe do të sigurojë vetëm tri barazime gjatë fazës së grupeve. Franca është favorite me 23.1 për qind, duke lënë pas vetes Gjermaninë me 19.9 për qind”, thuhet në raport.

“Anglia, që nuk ka arritur në gjysmëfinale të një turneu të madh për 20 vjet, renditet e katërta me 10.5 për qind. Ajo do të jetë e para në grupin e saj dhe do të arrijë në gjysmëfinale ku do të pësojë humbje nga Spanja, që ka 13.6 për qind gjasa për ta mbrojtur titullin”