Mediat turke kanë shkruar për mundësinë e transferimit të mesfushorit të ri të Lirisë, Ilir Mustafa për në Turqi.
20-vjeçari që shkëlqeu me skuadrën prizrenase në vjeshtë, pritet të provohet në ndonjë skuadër turke.
Sajti turk, “Sportliva.com”, shkruan se Mustafa falë menaxherit Rrahman Kiçe, i cili e ka nën menaxhim edhe bashkëvendasin e Ilirit, Vedat Muriqin, pritet ta transferojë në janar në Turqi, pa përmendur emra klubesh, raporton Gazeta Olle.
Ky sajt gabon vetëm në përshkrimin, ku thotë se Mustafa është zgjedhur futbollisti i vitit në Kosovë, e që në fakt ai është zgjedhur ndër 10 sportistët më të mirë në Komunën e Prizrenit.