Telegrafi

Sipas librit autobiografik, Depay fajëson vetveten për dështimin te United

Memphis Depay pranon se askush nuk është për dështimin te skuadra e Manchester Unitedit.

Anësori holandez nuk arriti të tregonte cilësitë në Ligën e Premier, pavarësisht se u transferua te Djajtë e Kuq mes shumë premtimeve në vitin 2015.

Me rekomandim të Louis Van Gaalit, tifozët e klubit anglez menduan se po merrnin një nga lojtarët më të talentuar të planetit. Por ai rrallë herë bëri përshtypje në ligë dhe përfundimisht u transferua në Lyon, ku javët e fundit ka shkëlqyer me francezët.

Simon Zwartkuis, i cili ishte bashkautor i autobiografisë së fundit të Depayt, foli për mentalitetin e lojtarit dhe dështimin në United në një intervistë ekskluzive me Tribal Football.

“Depay është shumë i hapur në lidhje me kohën e qëndrimit në United. Ai kishte probleme të përshtatet me stilin e lojës së Van Gaalit, ku përjetoi një mungesë lirie në fushë”.

“Ai është lojtar specifik pasi ka një stil të lirë të lojës duke ndjekur intuitën e vetë. Gjithashtu Memphis dëshironte të bënte seanca shtesë stërvitore me Ryan Giggs për t’u bërë një krah më i mirë, por Van Gaal i tha atij se ishte e pakuptimtë”.

“Përveç kësaj, Memfisi pranon në libër se gjatë sezonit të parë në United, nuk e arriti nivelin e tij që tregoi në PSV dhe ekipin kombëtar të Holandës. Kur erdhi Mourinho, niveli i Memfis u rrit gjatë stërvitjeve.”

“Gjatë asaj periudhe, ai fajësoi Van Gaalin dhe Mourinhon që nuk i dhanë besimin që i duhej, por duke u rrëfyer në libër, Memfis pohon se nuk e fajëson askënd, pos vetvetes.

“Ai u acarua gjithnjë e më shumë me situatën e tij. Personalisht pohoi se ka arritur fundin dhe më pas është mbyllur në shtëpinë e tij, duke mos arritur të gjejë rrugën e duhur”, pohoi Zwartikus. /Telegrafi/