Telegrafi

Sinqeriteti ndaj vetes, çelësi i një lidhjeje të lumtur

“Nëse njeriu është i sinqertë ndaj vetes, e ka më të lehtë që të krijojë intimitet në lidhje dhe kjo e bën lidhjen më të plotë dhe më kualitative”, thotë udhëheqësja e një hulumtimi të realizuar nga Universiteti i Ohios, Amy Brunell.

Ekspertët kanë analizuar 62 çifte, me ç’rast participantët kanë plotësuar pyetësorë dhe janë përgjigjur në pyetjet lidhur me veten e tyre, partnerin dhe lidhjen në përgjithësi.

Është zbuluar se për një lidhje kualitative është shumë me rëndësi që njeriu ta njohë veten dhe të jetë i sinqertë me vetveten.

Ata të cilët kishin krijuar lidhje të sinqertë me vetveten, kishin qenë më të suksesshëm edhe në ndërtimin e lidhjes romantike.

“Është e qartë se çelësi i një lidhjeje të lumtur dhe të shëndoshë është sinqeriteti ndaj vetes”, ka përfunduar profesoresha Brunell. /Telegrafi/