Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sindrit Guri e ka filluar mirë aventurën e tij në Jupiler League të Belgjikës me skuadrën Oostende.
Guri u transferua gjatë verës tek skuadra belge nga Kukësi për një shifër rreth një milion euro.
Transferimi i tij ka dalë të jetë i mirë në aspektin individual pasi sulmuesi shkodran ka arritur menjëherë ta gjej rrjetën në kampionat, pas disa të tillëve në miqësore.
Guri ka shënuar qysh në javën e dytë të kampionatit belg në ndeshje ndaj skuadrës më të madhe, asaj të Anderlechtit.
57’ 2-1 ⚽️👍💚💛⚽️ #ANDKVO #JPL pic.twitter.com/lkfs285DiM
— KV Oostende (@kvoostende) August 5, 2018
Reprezentuesi i Shqipërisë ka tundur rrjetën në minutën e 58-të të ndeshjes, duke ngushtuar epërsinë në 2-1 pas një goli të bukur me thembër.
Megjithatë, ky gol nuk i ka ndihmuar aspak Oostendes, pasi në fund janë mposhtur me rezultat të thellë 5-2.
Ndryshe, Guri edhe në ndeshjen e parë Mouscron luajti për 90 minuta, por pa arritur ta gjej golin. /Telegrafi/