Telegrafi

Sindikata e lojtarëve italianë kundër uljes së pagave nga klubet e Serie A

Sindikata e lojtarëve italianë (AIC) është përplasur me Lega Serie A për sipas tyre propozimin e turpshëm dhe të papranueshëm të uljes së pagave deri në një vendim tjetër.

Shoqata (AIC) nuk arriti të bëjë marrëveshje me Lega Serie A mbi uljen e pagave dje, por sot pasdite u njoftua se 19 klube të nivelit të lartë votuan për një ulje unanime.

Juventus ishin skuadra e vetme që nuk u përfshinë për shkak se stafi dhe ekipi u tyre e kishin arritur më parë marrëveshje duke hequr dorë nga fitimet e tyre mujore deri në muajin qershor.

Sidoqoftë, propozimi është hedhur poshtë nga nënkryetari i AIC, Umberto Calagno.

“Është një propozim i turpshëm dhe i papranueshëm”.

“Është e qartë se ata vetëm duan që lojtarët të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga kriza”.

“E vetmja pjesë e rëndësishme e njoftimit për shtyp të ligës është përmendja që ekipet do të duhet të negociojnë ndryshimet kontraktuale me lojtarët në mënyrë individuale”, ka thënë Calagno. /Telegrafi/