Telegrafi

Simulimi i vitit në ndeshjen Poloni-Turqi: Pawel Dawidowicz bie si prej qielli

Një episod mjaft qesharak ka ndodhur gjatë një ndeshjeje miqësore mes Polonisë dhe Turqisë.

Mesfushori i Veronës dhe Polonisë, Pawel Dawidowicz, kishte një motivim shumë interesant: donte të akordohej penallti në një ndeshje miqësore.

Ka pasur kontakt të lehtë mes lojtarëve dhe nëse do ishte në Euro 2024 mund të ishte kontrolluar edhe nga VAR.

Megjithatë, ishte miqësore dhe kjo është ajo që e bën këtë episod edhe më qesharak. Lojtari polak me simulimin e tij dukej se po binte nga qielli.

Davidowicz shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale – video e simulimit të tij tashmë është parë katër milionë herë. /Telegrafi/