Sulmuesi shqiptar, Pajtim Kasami ka qenë pjesë e një ndodhi interesante gjatë fundjavës në Superligën e Zvicrës.
Sioni është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-2 nga St Gallen në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në kampionatin elitar zviceran.
Megjithatë, përveç golave dhe rezultatit, një ndodhi e Kasamit ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e ndeshjes.
Kasami bëri një simulim gjatë një aksioni të ekipit të tij, duke pretenduar për penallti.
Por, shqiptari nga Maqedonia e Veriut pati kontakt të vogël me një bashkëlojtar të tij dhe e gjithë kjo është bërë virale në rrjetet sociale.
Pajtim Kasami gestern. #SIOFCSG pic.twitter.com/2zj4ZJo0vZ
— Tomi Wunder (@tomi_wunder) June 21, 2020
I gjithë ky rast i çuditshëm ndodhi në minutën e 54-të të ndeshjes.
Vlen të theksohet se Kasami më vonë shënoi gol nga pika e bardhë dhe vulosi rezultatin 1-2.
Videon e simulimin me kualitet të lartë mund ta shikoni KËTU. /Telegrafi/