Nuk do të mund ta puthni vajzën që po ju pëlqen nëse nuk dini t’i lexoni shenjat apo mesazhet e fshehta që ajo po jua jep.
Sipas ekspertëve, mbajtja e kontaktit me sy te dy gjinitë gjithmonë është shenjë valide e flirtimit, transmeton Telegrafit.
Por, çfarë shenjash saktësisht mund të japin femrat kur janë të interesuara pas dikujt?
1: Kontakti me sy
Një kontakt me sy zakonisht zgjat më pak se një sekondë, prandaj kontakti i zgjatur me sy nënkupton interesim dhe aprovim.
Qepallat e ulura dhe shprehjet e buta të syve konfirmojnë joshjen.
Interesim të shtuar tregon edhe fakti nëse femra e mban kokën në një kënd prej 45 shkallëve.
2: Prekja e flokëve
Flokët e shndritshme, të rregulluara dhe të pastra janë faktorë i madh i joshjes së një mashkulli, prandaj nëse një femër është e interesuar pas dikujt, ajo në nënvetëdije i prek flokët vazhdimisht.
3: Qeshja…
Truku më i vjetër për ta kuptuar nëse një femër është e interesuar është nëse ajo qesh. /Telegrafi/