Telegrafi

Simitçiu e sheh si nder të madh drejtimin e Kosovës në futsall

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kosovës në futsall, Arben Simitçiun.

Përzgjedhësi i ri Simitçiu, i cili ka drejtuar me shumë sukses ekipet e Benagos dhe Sparta Pragës u shpreh i lumtur që iu ka dhënë mundësia që përvojën dhe dijen e tij në këtë sport ta transmetojë edhe në ekipin e Kosovës .

“Për mua ky është nder dhe respekt i madh. Çdo herë gjatë karrierës time kam bërë maksimumin”.

“Tash edhe më tepër do ta jap maksimumin sepse Kosova është shteti im dhe besoj se bashku do ta sjellim futsallin e Kosovës në një nivel më të lartë”.

“Shpresoj se do të na prijë e mbara”, ka thënë Simitçiu. /Telegrafi/