Telegrafi

Simeone i kërkon Vrsaljkos që mos të paraqitet kundër Anglisë

Sime Vrsaljko, një ndër lojtarët e pazëvendësueshëm të Kroacisë në Kupën e Botës kishte lënduar këmbën në çerekfinale kundër Rusisë.

Vrsaljko luajti katër nga pesë ndeshjet të kombëtares kroate në kampionatin botëror. Ai humbi vetëm ndeshjen e fundit në grup kundër Islandës, kur Zdravko Dalic kishte vendosur të luajë me ekipin e dytë dhe t’i pushoj disa prej titullarëve.

Mediat angleze raportojnë se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone po këmbëngul që lojtari mos të paraqitet në ndeshjen e nesërme kundër Anglisë për shkak të rrezikut të përkeqësimit dëmtimit në gju.

Sime Vrsaljko (Getty Images)

Në mars të vitit të kaluar Vrsaljko kishte pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e majtë duke luajtur për Atleticon, e cila gjë kishte bërë që të mos luajë për katër muaj.

Mediat spanjolle shkruan se Vrsaljko do të humbasë ndeshjen me Anglinë, por kroati dëshiron të luajë me çdo kusht në gjysmëfinale, gjersa vendimi përfundimtar do të merret nga trajneri Dalic.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kupës së Botës

Ndryshe, nëse Vrsaljko nuk mund të luajë, vendin e tij do të merret Domagoj Vida, ndërsa mbrojtësi i qendrës do të luajë Vedran Çorluka.

Kujtojmë se takimi mes Anglisë dhe Kroacisë pritet të startojë në ora 20:00 në Luzhniki Arena të Moskës. /Telegrafi/