Poezi nga: Ahmed Matar
Përktheu: Jahja Honduzi
Sikur të isha president arab,
do ta zgjidhja problemin
dhe do ta rehatoja popullin
nga barrët që e kanë rënduar.
Unë, sikur të isha president,
do t’i ftoja presidentët
dhe do t’u mbaja një fjalim të shkurtër
për vuajtjet që i përjeton populli ynë,
dhe për sekretin e mjerimit,
do t’i ndërprisja të gjitha pyetjet,
do ta lexoja besmelen
dhe do ta hidhja bombën
mbi ta e mbi veten time.
(Marrë nga numri i gjashtë i revistës “Akademia”)